Basha: gjërat do të shkojnë keq e më keq

Në një status në facebook kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij kundër kësaj qeverie, dhe kushtin e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha shprehet se opozita refuzon, pazaret e mazhorancës aktuale, dhe thotë se me këtë mazhorancë përsëri në pushtet gjërat do të shkojnë keq e më keq.

“Nëse republika e vjetër të vazhdojë gjërat do të shkojnë keq e më keq, me një tjetër parlament dhe një tjetër qeveri të zgjedhur, jo nga populli, por nga krimi, droga dhe paratë e korrupsionit. Ftesa ndaj opozitës, Partisë Demokratike dhe meje personalisht dhe presioni ndaj nesh ka një qëllim, që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur, alibi dhe perde për një proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga. Ne i kemi thënë jo. Unë i them jo e do të vazhdoj ti them jo deri në fund.

Rruga e drejtë është të vazhdojmë betejën tonë për votën e lirë, themelin e bashkëjetesës demokratike. Përpjekja jonë është një sakrificë tashmë 71 ditore. Unë nuk mund të premtoj se sa më shumë do të zgjasë kjo sakrificë dhe as se mund ta bëj këtë betejë më të lehtë. Por unë kam premtuar para bashkimit tonë qytetar dhe para Zotit se në qoftë se jemi të bashkuar, nëse jemi të vendosur, nëse jemi të frymëzuar nga interesi ynë i lartë demokratik, patriotik, kombëtar për të siguruar me çdo kusht zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë, qytetarët do të fitojnë, Shqipëria do të fitojë. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepunlikaeRe” shkruan Bashan ë facebook

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne