Basha: Hajduti ulëret si i çmendur ndaj banorëve, krimi po vret Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e akuzoi kryeministrin Edi Rama, se ndërsa ai “sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë”, duke iu referuar ngjarjeve kriminale sot në Vlorë.

“Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo”, shkruan lideri demokrat në një postim të tij në Facebook.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.

Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.

Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulëret si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne