Basha i lë jashtë listës së kandidatëve, Topalli e Bregu vetëm urojnë besimtarët për Ramazanin

Basha ka lënë jashtë listave të kandidatëve për deputet dy figura në zë të PD-së, Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun.

Tapolli dhe Bregu kanë qenë dy nga emrat kritikë të Bashës, sidomos pas vendimit të tij për futjen në çadër. Nuk dihen akoma arsye e Bashës për këtë vendim edhe pse ai është shprehur së ka qenë një process përzgjedhja.

Ndërkohë vetë Topalli dhe Bregu nuk kanë dhënë akoma një reagim për moskandidimin e tyre, siç duket pritej nga ato, por kanë vendosur të japin një mesazh urim në facebook për muajin e Ramazanit.

Përpos Topallit dhe Bregut, lista e Partisë Demokratike me kandidatët për deputet e 25 qershorit, kishte shumë surpriza. Shumë nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë kësaj liste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne