Basha i përgjigjet ambasadës së SHBA: Djegim mandatet, Shqipëria do të jetë e lirë, me një qeveri të popullit për popullin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar vendosmërinë e Partisë Demokratike, për djegien e mandateve parlamentare. Basha u pyet edhe për qëndrimin e ashpër të Ambasadës Amerikane lidhur me këtë vendim të opozitës dhe zgjodhi të citojë presidentin Lincoln, për të dhënë një përgjigje.

“Jemi të vendosur që ky akt të mos vdesë në kotësi; që ky komb, nën Zotin, të ketë një rilindje të lirisë dhe se qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, të mos zhduket nga vendi”

Basha konfirmoi se kryesia e e Partisë Demokratike, ka  votuar pro djegies së mandateve parlamentare.

Djegia e mandateve nuk është qëllim ne vetvete, djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor. Që të shembim një qeveri të krimit për krimin dhe nga krimi dhe ti japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë ne nuk po kërkojmë të marrim dicka, nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, sic ka bërë Edi Rama dhe sic është vertetuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne