Basha i përgjigjet Ramës: dialog fasadë nuk ka

Kryedemokrati Lulzim basha në ditën e 47 të protestës së Partisë Demokratike dhe opozitës  i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama që deklaroi mbrëmë se është i gatshëm për dialog politik, ku dhe kur të dojë Opozita.

“Nëse do ketë dialog politik ky nuk do kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës dhe mazhorancës, por do jetë dialog politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, – thotë ai

“Republika e Re fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Republika e Vjetër është komploti më i madh ndaj qytetarëve shqiptarë, bëjnë teatër kukullash nga mëngjesi deri në darkë që të zhvatin shqiptarët, komplot ndaj çdo qytetari. Para se të tjerë komplot politik, Republika e Vjetër është një komplot ekonomik”,- tha Basha.

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne