Basha kryqëzon Fatmir Xhafën në parlament: Je koka e krimit, mbrojte vëllain nga ekstradimi

Lulzim Basha ka akuzuar direkt Fatmir Xhafën në parlament se ka mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafajn nga ekstradimi pas vendimit për dënimin e tij me 7 vjet e 2 muaj burg. Basha akuzoi Fatmir Xhafajn se është një peshk i madh, një kokë e krimit, kreu i një prej familjeve mafioze të Vlorës, që ka ndryshuar nenet e Kodit të Procedurës Penale për të mbrojtur të vëllain nga ekstradimi.

Menjëherë kur Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën, deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë dhe kanë bllokuar foltoren, ku Basha ka vijuar fjalën e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne