Basha mbështet protestën tek Unaza e Re, takon sot banorët

Prej disa ditësh banorët e zonës përgjatë Astirit në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’, kanë bllokuar rrugën. Ndaj edhe sot ata zgjodhën të bënin të njëjtën gjë, ndërsa shprehen të bindur se nuk do të pranojnë zgjedhjet alternative që u ka dhënë qeveria. Në mbështetje të banorëve në protestën që u zhvillua sot që prej orës 7 të mëngjesit ishin deputetë të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, Oriola Pampuri si dhe Klevis Balliu.

Ne orën 12:30 pranë banorëve të kësaj zone do të shkojë kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit do të zhvillojë një takim me disa përfaqësues të banorëve lidhur me shqetësimin e tyre, në një nga lokalet e zonës. Ndërkohë, në një lidhje direkte për ‘News24’ deputetja Pampuri pohoi se ata do të qëndrojnë deri në momentin e fundit pro banorëve, deri sa ata të marrin dëmshpërblimin që meritojnë për banesat e tyre.

“Deri në momenti e fundin do jemi në krah të banorëve, si në aspektin moral dhe ligjor. Është e patolerushme dhe ka vetëm një zgjidhje, që ata të dëmshpërblehen me çmin e tregut”, tha demokratja. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve shprehën indinjatën se pse policia nuk ishte në vendngjarje, por i lë ata që të përballen me protestuesit.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne