Basha mbledh sot kryesinë për vijimin e aksionit politik

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet që në orën 11:00 të kësaj të hëne të zhvillojë mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit.

Në takim do të flitet për masat organizative për vijimin e aksionit politik. Një tjetër pikë, është edhe organizimi i protestës së 13 Prillit. Opozita e bashkuar nuk i ka ndalur protestat për asnjë moment, duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me pretendimin se qeveria është e përfshirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Çdo muaj PD dhe LSI organizojnë protestat kombëtare në Tiranë.

Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne