Basha, Metës: Me ftuat të bëhem pjesë e një pazari të fëlliqur, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur para përfaqësuesve të komunitetit dhe ekspertë për problemet e mëdha të qarkut të Korçës, është shprehur edhe për zgjedhjen e Ilir Metës si President i Shqipërisë.

Ai mbajti një fjalim ku foli për premtimet që do kryente ndaj qytetarëve republika e re e korruptuar dhe nuk kurseu as ironinë ndaj Kryeministrit dhe Presidentit të sapozgjedhur.

“Me caktimin e presidentit nga pazari i pazarit të ri… E dua demokracinë thotë ai, por kjo nuk është demokracia e vërtetë me shishet e verës që kushtojnë sa pensionet e qytetarëve. Për ne, PD dhe qytetarët që na besojnë, Meta është vetëm pazari i peshkut që është qelbur nga koka, Edi Rama ta gëzosh atë dhe peshkun e qelbur nga koka.

Ftesa ndaj opozitës PD-së dhe meje personalisht dhe presioni ndaj nesh ka një qëllim: që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur për nj proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga

Ne i kemi thënë jo. Unë i kam thënë jo dhe do ti themi jo deri në fund”, u shpreh Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne