Basha në Paskuqan, konfirmon rikandidimin e Xhelal Mziut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit të sotëm me qytetarët në Paskuqan, vlerësoi punët e bëra atje nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, që sipas tij ka mbajtur premtimet me investimet që ka realizuar.

Kryetari i opozitës, në një farë mënyre ka konfirmuar kandidaturën e Mziut për Bashkinë Kamëz-Paskuqan, edhe pse tezat e tij janë për zgjedhje të parakohëshme politike, me një qeveri tranzitore.

Basha u shpreh se Xhelal Mziu do të bëjë edhe më shumë për komunitetin atje, kur të bashkëpunojë me një qeveri tjetër, që mendon dhe punon për njerëzit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne