Basha: Në qershor nuk hapen negociatat për Shqipërinë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar nga foltorja e parlamentit se në qershor nuk do të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në këtë kontekst, Basha u ka bërë sërish thirrje socialistëve të cilët, sipas tij, janë të tradhtuar dhe të zhgënjyer t’i japin zgjidhje krizës politike në vend.

“Në qershor nuk do ketë hapje negociatash për Shqipërinë dhe përgjegjësi i vetëm është kryehajduti. Ai erdhi në pushtet jo me votat e shqiptarëve. Nuk kemi pse të vazhdojmë ta paguajmë këtë faturë, ndaj edhe ju socialistët e ndershëm, jepini rrugë politike, zgjidheni këtë krizë, sepse në 16 shkurt qytetarët do ta marrin në dorë fatin e tyre”, u shpreh Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne