Basha nën presion për të djegur mandatet, dyshime se bën lojën e Ramës

Lulzim Basha ka shansin të korrigjojë atë që nuk bëri në Maj të vitit të kaluar kur i dha dorën kryeministrit për të ashtuquajturën marrëveshje të 18 Majit.

Akti i djeshëm i mazhorancës për të kaluar me arbitraritin e kartonëve një projektligj që negocion shembjen e Teatrit Kombëtar është një arsye e fortë për të terguar se PD nuk po bën lojë të dyfishtë. Jo sepse mazhoranca nuk e dëgjoi dhe votoi një nismë të saj, kjo është krejt normale, por sepse shumica kaloi një projektligj, i cili nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.

Akti i shumicës socialiste për të deligjitimuar garancitë Kushtetuese automatikisht e bën të pakuptimtë qëndrimin në parlament të opozitës. Lulzim Basha e di këtë gjë dhe këtë po ia kërkojnë edhe publikisht zëra brenda opozitës. Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në PD Tomor Alizoti dhe anëtarja e kryesisë Endira Bushati kërkuan që hapi i radhës të jetë djegia e mandateve. Një opsion që  është artikuluar publikisht edhe nga Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne