Basha nxehet dhe heq xhupin në Pogradec: Ramës dua t’ja them shkoqur, nuk je kryeministri i shqiptarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të marrë bashkinë e Pogradecit.

Basha i tha Ramës se i ka bërë hesapet me kriminelët dhe jo me qytetarët dhe se këtë bashki nuk e merr dot.

Kryedemokrati tha se nga Pogradeci ai do ia thojë shkoqur Ramës se nuk është kryeministri i shqiptarëve, por trafikant.

Basha tha se Rama ka kohë deri në 15 shkurt që t’i jap zgjidhje politike, se në 16 shkurt zgjidhjen do e marrin në dorë protestuesit.

“Meqë këtu nga Pogradeci hodhi sfidën se do ta marrë bashkinë e Pogradecit. Po i kë bërë hesapet me Niçen, i ke bërë hesapet me krimin, nuk i ke bërë hesapet me popullin dhe i janë verbuar sytë. Do marr këtë do marr atë.

 Tani nga Pogradeci dua tja them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehajdut, kryetrafikant.

Deri të premten në 15 shkurt ke kohë të hapësh rrugën dhe ti japësh zgjidhje politike, më 16 shkurt populli do të trajtoje si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant.”-tha Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne