Basha nxjerr videon: Gënjeshtra e Ramës për të vjedhur 40 mln euro me projektin te Unaza e Re

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se po gënjen për të vjedhur 40 milionë euro me projektin te Unaza e Re.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha tregon videon e Ramës në vitin 2013 ku kërkonte votat e banorëve të Unazës së re.

“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – tha në vitin 2013 Rama.

Sot, kryedemokrati Basha shpjegon se Rama për të siguruar vjedhjen e 40 milionë eurove mohon vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetëm dy dite me parë.

Prej 21 ditësh banorët e Unazës së Re protestojnë kundër prishjes së banesave, ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut. Shifra për ndërtimin e 2 km rrugë arrin 40 milion euro, një shumë që ka sjellë dyshimet për një vjedhje të pastër të qeverisë “Rama”.

Më poshtë video-postimi i plotë:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne