Basha paralajmëron mazhorancën: Po i vini flakën parlamentit!

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj patën një hezitim për t’iu përgjigjur pyetjeve që LSI i drejtoi për projektligjin për teatrin. Menjëherë pasi Nasip Naço lexoi në seancë pyetjet e përgatitura nga LSI, Mirela Kumbaro lexoi fjalimin që kishte përgatitur dhe Gramoz Ruçi u bë gati të vazhdojë seancën.

Por është dashur ndërhyrja e deputetëve të LSI-së dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha që Ruçi të tërhiqet. Basha tha se me refuzimin që i bënin opozitës, mazhoranca po kërkonte t’i vinte flakën parlamentit, deklaratë e fortë që u pasua me reflektimin e Ruçit.

“Emergjencën tuaj për të vjedhur e kanë kuptuar qindra qytetarë që janë jashtë. Mos u zgërdhini, hajdutë, mos zgërdhini, ruani rendin! Por që mos t’u përgjigjesh as pyetjeve të opozitës, ç’kuptim ka ky parlament? Ç’kuptim ka të vazhdojmë këtu nëse bedelët e kryehajdutit vijnë këtu dhe as nuk përgjigjen pyetjeve të opozitës? Ça kujtoni se jeni ju mor? Për ça kujtoni se e keni marrë pushtetin? Kujtoni se ato kriminelë dhe ato lekë droge do ju mbajnë deri në fund? Po i vini flakën parlamentit! Rrrini mendjes! Në krevat me krimin, tenderat me krimin, tani doni ta shndërroni parlamentin në teatër të krimit. Nëse nuk ka këllqe kjo le të vijë ai kryekrimineli. Pyetjet janë të qarta, konkrete përgjigjuni pyetjeve dhe mos u zgërdhini hajdutër” u shpreh Basha i irrituar për indiferencën që shfaqi mazhoranca.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne