Basha paralajmëron protesta: Rama i trembet hetimit të Tahirit!

Kreu i demokratëve ka rinisur sërish të flasë për protesta dhe daljen në rrugë si mënyrën e vetme sipas tij “për ta çliruar Shqipërinë nga krimi”. Nga Kavaja, Basha përmendi hetimit të Saimir Tahirit që mund të pasohet me ekspozimin e tij.
“Edi Rama i trembet hetimit deri në fund të Saimir Tahirit. Edi Rama i trembet, zbulimit, ekspozimit dhe më pas hetimit të lidhjeve të publikuara, të njohura e akoma të paekspozuara të tij me politikanët e lidhur me krimin dhe të tij me vetë krimin” – tha kryetari i Partisë Demokratike.
Në protestat që pritet të nisë opozita mbetet e paqartë nëse do të marrë pjesë në komisionet që do të ngrihen për Këshillin e Lartë të Prokurorisë apo do t’i bojkotojë këto duke bllokuar institucionin që pritet të zgjedhë Prokurorin e ardhshëm të Përgjithshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne