Basha: PD vendosi, nisim procedurat për djegien e mandateve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi për mediat nga selia blu se me vendim unanim, deputetët demokratë do të djegin mandatet e tyre.

Sipas Bashës, ky vendim radikal ka ardhur si pasojë e gjendjes së emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi, regjimit shtypës të Edi Ramës, aferat korruptive, kriminale dhe jo vetëm.

“Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeveri në flagrancë duke vjedhur votat e qyt shqiptarë, për shkak të kapjes në afera flagrante korruptive dhe kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, kapje së së drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes së të drejtave të njeriut që kanë shkaktuar një situatë të pa precedentë të krizës politike dhe gjendjes katastrofale të mjerimit sociale, duke mbështetur propozimet e opozitës, për një qeveri tranzitore, vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të PD-së në Kuvendin e dalë me votat e krimit e mafies në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Grupi i PD autorizoi kreun e PD-së të ndjekë hapat e mëtejshëm”, tha Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne