Basha: Po mendojmë ta hedhim në gjyq revistën amerikane “Mother Jones”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se asgjë nuk qëndron në shkrimin investigativ të revistës amerikane “Mother Jones” për shkrimin ku ajo hedh dyshime se PD ka paguar 650 mijë dollarë për lobim pranë administratës amerikane.

Basha tha se shkrimi është i paguar nga kryeministri Rama pikërisht në javën kur në Shqipëri plasi çështja e kapjes së kokainës në Durrës. Basha tha se ekspertët e PD-së po shohin mundësinë për ta hedhur në gjyq këtë revistë.

“Po e konsiderojmë paditjen e revistës “Mother Jones”. Do ta padisim për prishje imazhi” – tha Basha në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne