Basha: Rilindja, projekt antikombëtar. E vetmja rrugë, largimi i kësaj qeverie

Përpara mijërave protestuesve të mbledhur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha theksoi se problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sot, në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim. Për atë dritë që na u mohuar për gjysmë shekulli, për atë dritë që këto ditë e kanë bllokuar.

Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg.

Sot jemi mbledhur në këtë shesh për të treguar se jemi europian. E si të tillë besojmë te shteti ti së drejtës. Sot protestojmë për liri, drejtësi e demokraci. Jemi këtu për t’iu drejtuar perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve.

Përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet, është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni.

Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsion e nuk mbyllim sytë para krimit dhe korrupsionit.

Rilindja nuk degradoi rrugës, por ishte një projekt kriminal i një individi. Që ditën e parë ajo e grabiti vendit. Ka krijuar një sistem kriminal.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

Duhet të keni besim tek vota, kur njerëzit nuk kanë besim tek ajo, vota do të shitet e blihet. Vota arma e në dorë e njerëzve. Ne kemi nevojë që ne mund të bëjmë Shqipërinë. Sa herë që njerëzit bëhen bashkë, ia kanë dalë. Nëse bëhemi me qindramijëra, pushteti do të bëhet i njerëzve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne