Basha: Rritja e çmimit të ujit, veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se ky është një veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt.

Reagimi i Lulzim Bashës

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull. 
Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij. 
Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne