Në deklaratën për mediat nga selia e PD, Basha tha se ngjarjet e ditëve të fundit kanë vërtetuar paralajmërimet e demokratëve prej vitesh se me Xhafën nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit,pasi emërimi i tij ishte triumf i njërës bandë mbi tjetrën.

“Xhafajt triumfuan mbi Habilajt dhe Tahirin. Policia e Shtetit e shkatërruar nga Sajmiri Tahiri vijon të jetë në shërbim të familjes mafioze Xhafaj” – u shpreh kryedemokrati.

Në vijim Basha akuzoi kryeprokuroren Marku se po mbron me sukses lidhjet e qeverisë me krimin, qëllim që sipas kryedemokratit e solli atë në krye të prokurorisë së përgjithshme.

“Arta Marku u soll politikisht për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë atë me sukses. Ka shkatëruar provat për Gjiknurin, Dakon, Manjën e drejtuest të tjerë të lartë. Nuk ka nisur dhe s’ka për të nisur hetimet për lidhjet kriminale të kriminelit Balla.” tha me tej Basha.

“Vettingu po mban gjyqtarë e prokurorë të korruptuar në detyrë që kthehen lehtësisht në vegla të pushtetit.” – tha Basha ndërsa shtoi se drejtësia e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale.

“Sot duhet të jesh me Ramën ose kriminelët për të marrë drejtësi. Kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet. Ata do të japin llogari para ligjit: Edi Rama, Taulant Balla, Fatmir Xhafa, Arta Marku, Ardi Veliu e shërbëtorët e tyre do të dalin para drejtësisë, sikur të gjithë kriminelët e tjerë. Drejtësia ndaj tyre nuk do të mungojë rruga e pandëshkueshmërisë do të marrë fund bashkë me pushtetin e tyre.” – përfundoi Basha deklaratën e tij për mediat.

Burimi: Balkanweb

5