Basha sheh mjerimin e njerëzve që iu hoq ndihma ekonomike

Lulzim Basha ka shkuar të shohë vetë si jetojnë familjet që iu hoq ndihma ekonomike për shkak të sistemit të ri të pikëzimit që po përdor qeveria.

Në bisedën mes tyre, një nga banorët e Vorës i tregoi Bashës se ia hoqën ndihmën 4800 lekë, për shkak se nuk plotësonte pikët, ndërkohë që tregon gjendjen e mjerueshme të barakës dhe vajzat që po ushqehen në mëngjes me lakër turshi dhe qepë të njoma. Kryetari Basha u shpreh se “Partia Demokratike nuk do të pranojë kurrë të hiqet buka e fëmijëve, në mënyrë që qeveria të shpenzojë paratë për luks”.

Shikoni videon më poshtë:

https://youtu.be/gvszLeD50-c

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne