Basha takon lobin grek në Washington: Çfarë iu premton këtë herë grekëve pas faljes së detit në 2007-ën?

ryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u nis dje drejt SHBA-ve, duke lënë në mes fushatën.

Por, kë ka takuar ai sot në Washington lind pyetja? Basha sot ka patur një takim me shoqatën e himariotëve. Kjo për arsyen se lobi greko-himariot i SHBA është tepër aktiv kohët e fundit ndaj Çështjes Shqiptare. Ata kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014, kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë në Himarë. Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

E mesa duket lobi grek po paguan shuma të mëdha për një fotografi të Bashës me Presidentin Trump.

Por pse gjithë kjo para dhe gjithë ky lobim nga grekër për Bashën? Pasi iu fali detin, çfarë tjetër mund t’iu ketë premtuar ai grekëve vetëm që t’i mundësojnë një foto me Trump-in?

Greqia është nga ata shtetet që do ta shohë Shqipërinë të gjunjëzuar, ndaj edhe po punon fort me atë që ka dhënë prova që është në gjendje ta trahëtojë kombin e tij për hiçgjë, e jo më për një foto me Trump-in.

Basha ka zhvilluar takim me këtë lob edhe mars të 2016-ës, ku patën marrë pjesë Presidenti i lobit greko-himariot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit të shoqatës Peter Gikurias, Prifti Alex Karloutsos, anëtari i shoqatës Simo Dimas dhe Indrit Nina. Në takim e parë u tha së është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minoriteti etnik në Himarë.

Lobi greko-amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America. Me sa duket Basha, tenton të kapitalizojë atë që ka bërë për grekët me Marrëveshjen detare dhe ta kthejë atë në një mbështetje politike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne