Basha: Të bllokojmë rrugët, të mos paguajmë taksat

Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur dhe në tryezën e diskutimeve është përjashtuar bojkoti i Kuvendit dhe u vendos organizimi i protestave mbarëpopullore kundër Qeverisë.

Protestat do të thërritën, sipas opozitës, kundër taksave, kundër grabitjes së shqiptarëve, kundër sundimit nga krimi.

“Vendi qeveriset nga një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptarët. Kukësi e tregoi më qartë këtë. Thirrje pa kompleks për mosbindje civile. Të bllokojmë rruget, thirrje që të mos paguajnë taksat e rritura, taksa e pronës, e Rrugës së Kombit, e ujit, e dritave”, thotë Lulzim Basha.

Megjithatë, sipas Partisë Demokratike, zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, do të kërkohet edhe zgjidhje politike përmes një oferte të re për qytetarët.

“Këta po veprojnë si në diktaturë. Ne nuk bëhemi më pjesë e këtij teatri. Stabiliteti i krimit në Shqipëri nuk pranohet. Vetëm demokraci”, mësohet të ketë deklaruar Lulzim Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne