Bashar Asad viziton bazën ajrore ruse në Latakia

Presidenti sirian Bashar Asad ka bërë një vizitë në një bazë ajrore ruse në krahinën bregdetare perëndimore të Latakias, nga e cila avionët luftarakë rusë kryejnë sulme ajrore kundër terroristëve të ISIS dhe të grupeve të tjera takfiristë të sponsorizuar nga fuqitë e huaja.

Presidenti sirian inspektoi të martën një avion luftarak Sukhoi SU-35, me dy motorë dhe super manovrues, si dhe automjete të blinduara në bazën Hmeimim në juglindje të kryeqytetit provincial të Latakias dhe u takua me një numër komandantësh ushtarakë rusë, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Rusisë Valeri Gerasimov shoqëroi Asadin gjatë vizitës. “Populli sirian nuk do të harrojë mbështetjen e vëllezërve rusë,” shkruante Asad në librin e vizitorëve të bazës Hmeimim. Hmeimim shërben si baza ajrore e përhershme e Rusisë brenda Sirisë dhe është ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar “Bassel al-Assad”. Më parë këtë vit, Damasku dhe Moska nënshkruan një traktat për dhënien me qira të bazës Hmeimim për forcat ushtarake ruse për 49 vjet, që mund të zgjasë edhe për 25 vjet të tjera. Rusia gjithashtu planifikon të përmirësojë bazën e saj detare në Tartus, qyteti i dytë më i madh në Siri, ku Moska ka mbajtur një strukturë mbështetëse dhe të mirëmbajtjes për forcat e saj detare që nga viti 1977./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne