Irani dhe Turqia duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, përvese mund të ulin vuajtjet e popullit palestinez duke dërguar ndihma për këtë popull, mund të zgjidhin shumë kriza të rajonit mes tyre krizën e Sirisë.

Muhamed Ibrahim Taherian Fard, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Ankara, pasi mirëpriti organizimin e takimit Dita e Kodsit në Turqi tha se kjo ditë është caktuar me iniciativë të imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit me qëllim unifikimin dhe bashkimin e myslimanëve. Sot armiqtë mundohen të krijojnë përçarje në shoqërinë islame me qëllim që kjo shoqëri të distancohet dhe të harrojë çështjet më themelore të botës islame një prej të cilave është çështja e pushtimit të Palestinës. Nga ana tjetër sionistët pa asnjë pengesë, po kryejnë krime nga më të ndryshmet kundër palestinezëve. Në një rajon të trazuar, regjimi sionist ndodhet në siguri të plotë dhe merr përfitimin më të madh nga krizat dhe gjendja e krijuar në rajon dhe në botën islame, tha në fjalën e tij ambasadori Taherian Fard./ PT

18