Bashkëpunimet e Izraelit dhe MEK në dosjen bërthamore të Iranit

Alireza Xhafarzade, zëdhënësi i grupit terrorist Muxhahedine Khalk, ka zbuluar rezultatin e spiunazhit të organizatës së tij duke paraqitur fotografi nga objektet bërthamore në Natanz dhe në Arak të Iranit dhe deklaroi se Irani në Natanz dhe Arak ka ndërtuar objektet për pasurimin e uraniumit dhe reaktorin e ujit të rëndë.

Faqja informative Habilian duke cituar qendrën e arkivit të Revolucionit Islamik të Iranit në një raport të saj ka shqyrtuar rolin aktiv të grupit terrorist Muxhahedine Khalk në formimin e dosjes bërthamore të Iranit. Në vijim po sjellim tekstin e plotë të këtij raporti.

Baticat dhe zbaticat e dosjes bërthamore të Iranit në dy dekadat e fundit kanë tërhequr vëmendjen e qarqeve botërore dhe të mediave ndërkombëtare, por edhe të grupeve të ndryshme politike. Në këtë kuadër grupe të ndryshme, sidomos grupi terrorist Muxhahedine Khalk në bashkëpunim reciprok me shërbimet inteligjente të Amerikës dhe të Izraelit, synonin të godasin Iranin nëpërmjet dosjes bërthamore dhe duke shqyrtuar zhvillimin historik të dosjes bërthamore të Iranit, roli spiunazh i grupit terrorist Muxhahedine Khalk ashtu si veprimet e tjera të këtij grupi kundër popullit iranian, vërehet më së shumti.

Në këtë kuadër një prej gazetarëve më të dalluar amerikan ka zbuluar se informacionet përkatëse me aktivitetet bërthamore të Iranit janë përgatitur dhe ofruar nga shërbimet inteligjente të Izraelit dhe janë publikuar në kuadër të një bashkëpunimi mes Izraelit dhe grupit terrorist Muxhahedine Khalk apo të ashtuquajturit “Këshilli i Rezistencës Kombëtare.

Libri “Rruga e zhvillimeve të teknologjisë bërthamore në Iran (1957-2007)” i cili është publikuar nga Qendra e Arkivit të Revolucionit Islamik të Iranit, gjithashtu shqyrton spiunazhin e grupit terrorist Muxhahedine Khalk në dosjen bërthamore të Iranit. Në këtë libër thuhet: “Aktivitetet bërthamore të Republikës Islamike të Iranit kanë vazhduar që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit dhe që nga viti 1990 nuk kanë qenë të fshehura nga Bashkësia Ndërkombëtare. Gjithashtu vite më parë, qendrat për studime strategjike të Perëndimit kanë paralajmëruar vendet e tyre në lidhje me progresin e programit atomik të Iranit. Faktori më i rëndësishëm që bie në sy në lidhje me këtë çështje, është lidhja e këtyre qendrave me të ashtuquajturat organizata opozitare jashtë Iranit, sidomos me grupin terrorist Muxhahedine Khalk.

Në mes të vitit 2001, agjentët e inteligjencës amerikane pretenduan se Irani përveç centralit bërthamor të Bushehrit i cili është duke u ndërtuar në partneritet me Rusinë për prodhimin e energjisë, posedon edhe programeve dhe objekte bërthamore ushtarake. Ata u kanë thënë gazetarëve se objektet bërthamore kryesore të Iranit janë ushtarake dhe nuk ndodhen në centralin bërthamor të ujit të lehtë në Bushehr, por ndodhen në objekte ushtarake.

Në janar të vitit 2002, Xhorxh W. Bush, ish-presidenti amerikan, disa muaj pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, tre vende Iranin, Irakut dhe Korenë Veriore i quajti “bosht i së keqes” dhe pretendoi misionin fetar dhe historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu përballur me këto tre vende.

Deri në kohën kur më 14 shtator 2002, Alireza Xhafarzade, zëdhënësi i grupit terrorist Muxhahedine Khalk, zbuloi rezultatin e spiunazhit të organizatës së tij rreth objekteve bërthamore në Natanz dhe Arak të Iranit dhe deklaroi se Republika Islamike e Iranit në Natanz dhe Arak ka objekte bërthamore për pasurimin e uraniumit dhe reaktor për prodhimin e ujit të rëndë.

Ai gjatë një konference për shtyp me gazetarët e mediave të ndryshme në Hotel Wilard të Uashingtonit e cila ishte projektuar me qëllim të zbulimit të programeve atomike të Republikës Islamike të Iranit, u bë shkak që në mediat botërore të qarkullojnë në masë të madhe tre emra Esfahan, Natanz dhe Arak, ndërsa pas këtij veprimi filloi një valë e re e propagandës kundër Iranit në mediat perëndimore që drejtohej në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mediat sioniste dhe nga agjencitë e lajmeve të afërta me konservatorët në Amerikë.

Në shtator të vitit 2002, qeveria e Rusisë pas përfundimit të operacioneve për ndërtimin e centralit bërthamor të Bushehrit, filloi ndërtimin e reaktorit të këtij centrali dhe pala ruse premtoi se ky central do të përfundojë përfundimisht deri në fund të vitit 2003 dhe energjia e tij do të hyjë në rrjetin e energjisë elektrike të Iranit. Mirëpo në dhjetor të vitit 2002, qeveria e Amerikës akuzoi Iranin për prodhimin e armëve bërthamore dhe publikoi pamje satelitore duke treguar objektet bërthamore në Natanz dhe Arak. Mediat amerikane pretenduan se objektet bërthamore të Iranit kanë funksion ushtarak.

Në anën tjetër, Irani menjëherë ju përgjigj kësaj propagande dhe theksoi se teknologjia atomike e Iranit ka vetëm qëllime paqësore dhe është e bazuar mbi potencialet vendore. Deri në atë kohë dukej se Irani synonte vet[m ndërtimin e plotë të centralit bërthamore të Bushehrit dhe shfrytëzimin e tij për prodhimin e energjisë elektrike. Mirëpo me zbulimin e objekteve bërthamore të Natanzit, u tregua kz realitet se Irani kërkon të plotësojë zhvillimin e ciklik të lëndëve djegëse atomike dhe për pasurimin e uraniumit.

Natyrisht se pretendimet gjoja se këto programe zhvilloheshin në mënyrë të fshehtë, nuk ishin të vërteta dhe Iranit në bazë të zotimeve të veta, kishte informuara Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike. Sidoqoftë nga kjo kohë në Këshillin e Guvernatorëve të ANEA u hap dosja bërthamore e Iranit dhe çështja atomike e Iranit u shndërrua në një çështje politike dhe ndërkombëtare.

Menjëherë pas zbulimeve të ngjarjeve që bëri grupi terrorist Mouxhahedine Khalk, kanali televiziv CNN në një program informativ të përgatitur në bazë të raportit të institutit “Shkenca dhe Siguria Ndërkombëtare” në Amerikë, paraqiti një imazh shumë të frikshëm të aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe duke drejtuar propagandën se ky program po shkon drejt prodhimit të armëve bërthamore, filloi një shantazhim të gjerë. Ashtu siç u tha edhe më sipër, kjo çështje krijoi ndjeshmëri të madhe dhe u bë shkak për hyrjen e ANEA në mënyrë ekzekutive në programit atomik të Iranit. Pavarësisht kësaj, Kristien Emanpur, gazetari me origjinë iraniane i kanalit televiziv CNN, menjëherë në një intervistë me Muhamed Al-Baradei, ish-drejtorin e përgjithshëm të ANEA, trajtoi aktivitetin atomik të Iranit. Al-Baradei në këtë intervistë vuri në dukje deklaratat e grupit terrorist Muxhahedine Khalk dhe kërkoi nga Irani që ta nënshkruajë protokollin shtesë 93+2 dhe kujtoi domosdoshmërinë për inspektimin e aktiviteteve atomike të Teheranit.

Drejtori i përgjithshëm i ANEA në vazhdim theksoi se autoritetet e Iranit në shtator të vitit 2002, kanë biseduar me funksionarët e ANEA në lidhje me këtë çështje dhe kanë ftuar ANEA për të vizituar objektet bërthamore të Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne