Bashkëpunimi i Iranit me Turqinë po shqetëson SHBA-në

Eksperti rus Ibrahimov ka vlerësuar deklaratën e presidentit të Iranit, Hassan Rouhanit, i cili thotë se ata dëshirojnë të zhvillojnë marrëdhëniet me Turqinë në të gjitha fushat, dhe u shpreh se bashkëpunimi në mes të Ankarasë dhe Teheranit ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Duke folur për Sputnik, Ferhat Ibrahimov nga Qendra e Hulumtimeve Post-Sovjetike nga Instituti Rus i Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, është shprehur se:

“Edhe pse këto dy vende konkurrojnë me njëri tjetrin në fusha të ndryshme duke filluar nga feja deri në ekonomi, ata gjejnë pika të përbashkëta në një mënyrë të qëndrueshme. Të dy vendet kanë mosmarrëveshje në disa çështje gjeopolitike, veçanërisht në zgjidhjen e krizës në Siri. Por edhe në këtë drejtim, Turqia dhe Irani u ulën në tryezën e bisedimeve, duke përfshirë edhe përpjekjet e diplomacisë ruse. Të dy vendet, në platformën e procesit Astana, dëgjojnë mendimet e njëri tjetrit dhe arrijnë konsensus. Ky bashkëpunim gjithashtu ka një aspekt ekonomik. Pasi heqjes sësanksioneve ndaj Iranit në vitin 2016, Turqia filloi të investojë shumë në këtë vend dhe të zgjeroj bizneset e tyre. Por politika e tanishme e SHBA-së për Iranin, i ndalon biznesmenët turq të investojnë në ekonominë e Iranit.”

TURQIA DHE IRANI KANË SHUMË GJËRA PËR TË BËRË PËR ZGJERIMIN E BASHKËPUNIMIT EKONOMIK

Ibrahimov deklaroi se bashkëpunimi në fushën e ekonomisë është shumë më e rëndësishme dhe shpresëdhënëse, duke u shprehur se: “Dy javë më parë, kryetarët e parlamenteve të Turqisë dhe Iranit, Binali Jildirim dhe Ali Larixhani zhvilluan një takim mes vete. Gjatë takimit, palët vendosën objektivin për të sjellë tregtinë e ndërsjelltë në 30 miliard dollar. Më kujtohet se në vitin 2017, tregtia në mes të dy vendeve ishte rreth 11 miliard dollar. Në gjysmën e parë të këtij viti, arriti në 5 milion dollar. Tregtia po rritet por po rritet shumë ngadalë. Ndoshta për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Është e rëndësishme të theksohet se, në bazë të rezultateve të vitit të kaluar, eksporti i Turqisë në Irani ishte 3.3 miliard dollar, ndërsa importi ishte 7.5 miliard dollar. Turqia në përgjithsi eksporton në Iran automobile, traktor, motoçikleta, si dhe produkte sintetike, fibra dhe produkte të tjera, ndërsa nga Irani importon lëndë djegëse, vajra minerale, produkte plastike, kallaj, dyll metalik dhe prodhime bujqësore. Të dy vendet kanë shumë për të bërë në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik.”

‘PO VAZHDON TË PUNOJ TREKËNDËSHI MOSKË- ANKARA- TEHERAN’

Ibrahimov vuri në dukje se Turqia dhe Irani kanë një qëndrim të përbashkët sa i përket çështjes së kurdëve, dhe rikujtoi se ata kanë pothuajse të njejtin qëndrim edhe në referendumin në Rajonin Irakian – Kurd. Eksperti po ashtu vuri në dukje konsensusin e Bashkimit Evropian dhe Turqisë sa i përket tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja e Iranit, duke u shprehur se: “Kjo nënkupton se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj për partnerët iranian.”

Ibrahimov u shpreh se marrëdhëniet e mira ndërmjet Turqisë dhe Iranit e kanë kënaqur edhe Rusinë dhe kjo gjë vërehet nga takimet e përbashkëta të liderëve të këtyre tri vendeve dhe nga takimet e vazhdueshme të ministrave, ekspertëve dhe përfaqësuesve të tjerë, si dhe vuri në dukje se: “Po vazhdon të punoj trekëndëshi Moskë – Ankara – Teheran.”

‘SHBA NUK ËSHTË E KËNAQUR NGA FORCIMI I MARRËDHËNIEVE IRAN – TURQI’

Eksperti u shpreh se kjo situat mund të shqetësoj aktorët e tjerë të marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe u shpreh kështu:

“SHBA nuk është e kënaqur nga forcimi i marrëdhënieve në mes të Iranit dhe Turqisë. As vendet arabe, të cilat në përgjithësi e shikojnë Iranin me syrin e armikut, nuk janë të kënaqura. Së pari bashkëpunimi Turqi – Iran mund të dëmtojnë vizionin e planit të ri të zhvillimit në Lindjen e Mesme. Së dyti, të dy vendet po bashkëpunojnë me Rusinë, të cilën Perëndimi përpiqet të izolojë pa sukses. Së treti, kur merret parasysh qëndrimi i Izraelit ndaj Iranit si dhe tensioni i viteve të fundit në marrëdhëniet me Turqinë, bashkëpunimi aktiv midis Teheranit dhe Ankarasë mund të ketë një ndikim negativ në Izrael. Prandaj nuk duhet të habitemi nga provokimet e vendeve të treta, në mënyrë që të ndalojnë bashkëpunimin Iran – Turqi, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne