Bashkësia Ndërkombëtare reagon ndaj agresionit amerikan në Siri

Sulmi raketor i Amerikës në Siri u përball me reagime të ashpra nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Pars Today njofton se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ka deklaruar se kjo Ministri së shpejti do të lëshojë një deklarat në lidhje me sulmin raketor të Amerikës në Siri. Rusia ka deklaruar se sulmi raketor i Amerikës kundër Sirisë dobëson përpjekjet për luftë kundër terrorizmit në Siri dhe ka kërkuar organizimin e mbledhjes urgjente të KS të OKB pas sulmit raketor të Amerikës në Siri. Vladimir Saferonkov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, ka shprehur keqardhje për sulmin raketor të Amerikës në Siri dhe deklaroi se çfarëdo veprimi ushtarak kundër një vendi të pavarur është i dënuar. Edhe përfaqësuesit e Bolivisë dhe Suedisë kanë kërkuar organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të KS të OKB rreth sulmit raketor të Amerikës në Siri dhe kanë kërkuar zhvillimin e hetimeve përkatëse. Pas sulmit raketor të Amerikës në Siri është rritur menjëherë çmimi i naftës në tregjet e Azisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne