Bashkëthemelueset e organizatës amerikane Codepink kundër luftës kërcënohen nga FBI pas mbërritjes nga vizita në Iran

Bashkëthemeluesja e Codepink, një organizatë kundër luftës me bazë në SHBA, pohoi se pasi u kthyen në Uashington nga Irani, agjentët federalë të hetimit (FBI) e kanë kërcënuar atë dhe një kolegen e saj, anëtare tjetër e grupit të paqes.

Duke folur për rrjetin Real News, Medea Benjamin deklaroi se ajo, kolonele në pension e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe Mary Ann Wright, një zyrtare në pension e Departamentit të Shtetit, u thirrën për një takim pyetësor pasi ishin kthyer nga Irani.

Benjamin tha se “ato u pritën nga agjentët e FBI-së të cilët kishin një dosje të tërë, për cfarë kishim bërë që kryesisht gjendeshe në faqet dhe bloget tona të internetit.”

“Ata gjithashtu kishin për ne edhe një paketë informacionesh për sanksionet ndaj Iranit … politikat e qeverisë amerikane ndaj Iranit … çështjen rreth regjistrimit të personave si agjentë të huaj, padi për grupet iraniane me qëllimin për të na trembur që të mos flisnim me ta”, shtoi ajo.

“Po, nuk ishte ajo mirëpritja e ngrohtë që morëm kur shkuam në Iran”, theksoi Benjamin.

Aktivistët e Code Pink vizituan Iranin në shkurt dhe u takuan me Ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif dhe studentët në Universitetin e Teheranit. Pas takimit, Benjamin kritikoi Presidentin Donald Trump për “nxitjen e luftës konfrontuese me Iranin”.

Disa ditë më vonë, ato patën një konferencë shtypi në kolegjin e gazetarisë pranë Fars News Agency (FNA) në Teheran, ku kritikuan ashpër Uashingtonin për politikat e tij armiqësore dhe sanksionet kundër Iranit dhe paralajmëruan se politikat e gabuara të SHBA-së mund të provokonin luftë në Lindjen e Mesme./farsnews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne