Bashkia e kryeqytetit të Suedisë, Stokholm ka nisur fushatën “Lëre cigaren në Ramazan”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu bëhet e ditur se fushata e nisur nga Bashkia e Stokholmit është mbështetur edhe nga shoqatat muslimane.

Koordinatorja e Këshillit Kombëtar për parandalimin e krimit në Bashkinë e Stokholmit, Anette Peterson, në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me fushatën e nisur vuri në dukje se muaji Ramazan është një mundësi e mirë për të lënë cigaren.

“Bashkia e Stokholmit i ka rikujtuar këtë mundësi personave të varur nga kjo. Në fushatën që kemi përgatitur për muajin e Ramazanit duke vënë në dukje se personat e varur që agjërojnë ia kanë arritur të mos pijë cigare për një kohë të gjatë brenda ditës ne theksojmë se ata duhet të përqendrohen në mënyrë që të lënë plotësisht cigaren”, tha Peterson.

Pasi ka bërë të ditur se broshura e kësaj nisme në kalendarin mujor krahas Bashkisë së Stokholmit është vënë në zbatim edhe me iniciativën e ndërmarrë nga xhami dhe shoqata të ndryshme.

“Broshurat tona që kemi shtypur në kalendarin mujor me sloganin ‘Lëre cigaren në Ramazan’ jemi përpjekur t’u shpërndajmë të gjithë muslimanëve. Në këtë mënyrë të gjithë ato që do të shikojnë kalendarin për të parë oraret e iftarit do të rikujtojnë se duhet të lënë cigaren. Mbi kalendar ndodhen edhe informacione në gjuhë të ndryshme se cigarja dëmton shëndetin. Gjithashtu për ata që dëshirojnë të lënë cigaren aty ndodhen edhe numra të telefonit ku mund të marrin ndihmë profesinale falas”, tha Petersen.

Projekti më parë është zbatuar në Göteborg

Duke rikujtuar se një projekt i ngjashëm është zbatuar në muajin e Ramazanit edhe në qytetin Göteborg, dhe se nga ajo fushatë kanë marrë rezultate të mira, Peterson ka përmendur se shumë shoqata dhe organizata muslimane kanë ofruar mbështetje për këto punime. Peterson ka uruar të gjithë muslimanët për muajin e Ramazanit dhe ka shtuar më tej se pas kësaj do të vazhdojnë punime të tilla gjatë ramazaneve në vijim.

23