“Bashkia jep në përdorim pronën publike”, aktivisti thirrje Veliajt: Të hajnë duart për sherr

Aktivisti Andi Tepelena ka publikuar axhendën e mbleshjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës të datës 30 maj, ku në një nga pikat është dhënia në përdorim e një prone publike. Në një postim në Facebook, Tepelena shkruan se, Bashkia është gati pë të dhënë në përdorim pronën afër Startek.

“P/Vendim “Për dhënien e miratimit për zhvillimin e pronave nr.1/921, 1/188, 1/922, zona kadastrale 8250, në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe miratimin e marrëveshjes së sipërmarrjes midis Bashkisë Tiranë dhe sukjektit “Startek” sh.p.k.”, thuhet në projekt vendim.

Më tej ai i drejtohet Veliajt, duke i thënë se mos i hanë duart për sherr tani para zgjedhjeve duke e paralajmëruar që të tërhiqet.

“Me daten 30 Maj, Keshilli Bashkiak ne piken 1 te rendit te dites mer ne shqyrtim dhenien per perdorim te prones publike te Bashkise subjektit Startek, atij te famshmit te “Kendit te Lojrave” te Parku tek Liqeni… Te hajne duar per sherr para zgjedhjeve apo jo Erjon Veliaj?!!!”, shkruan Andi Tepelena.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne