Bashkia Vlorë jep me “qira” sheshin tek “Flamurtari”

Për një muaj sheshi para Pallatit të Sportit “Flamurtari” në Vlorë nuk mund të përdoret për asgjë tjetër veçse për mitingjet e PS-së. Ju duket e habitshme dhe e pabesueshme? Kjo është shkresa që e vërteton dhe është nënshkruar nga kryetari i Bashkisë, i zgjedhuri i PS, Dritan Leli.
Shkresa është një përgjigje për LSI e cila kërkon ta përdorë sheshin për një ditë, por Leli i thotë se kjo është “tokë e zënë” deri në fund të muajit qershor. Nuk dimë në cilin ligj është bazuar kryebashkiaku për ti bërë këtë nder të madh partisë së tij në dëm të pronës publike.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne