“Bashkim serbësh në një shtet të vetëm”

Dodik: Serbia të rishikojë kufijtë edhe me Bosnjen

Lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik propozon që nën projektin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, të bashkohen nën një territor të vetëm edhe rajonet e populluara nga serbët. Propozimin e bëri në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

“Kjo nuk do të thotë që ne të krijojmë gardhe me tela me gjemba në kufijtë tanë. Jo, ne thjeshtë duam të forcojmë interesat tona. Kështu të bashkohen Republika Srpska, Serbia dhe katër komunat serbe në Kosovë si dhe të rivendoset politika serbe dhe interesi kombëtar në Malin e Zi”.

Dodik thotë se tashmë ka ardhur koha që serbët të ringrihen, pas një periudhe të keqe për ta gjatë viteve ’90. Në intervistat e mëhershme për mediat serbe, lideri serboboshnjak mbështeti propozimin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai propozoi shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve. Serbia – sipas tij – duhet të pranonte t’i jepte Kosovës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin dhe të merrte në këmbim 4 komunat e veriut të populluara nga serbët e Kosovës.

Por Kancelarja e gjermane Angela Merkel dhe diplomatët perëndimorë në Kosovë e kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre kundër planit për rishikimin e kufijve të mbështetur nga Presidentët Thaçi e Vuçiç, duke e konsideruar të rrezikshëm për stabilitetin e gjithë Ballkanit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne