Bashkim Zahaj: Biznesi i pastër i burgaxhiut..

Biznes i paster…

Ja si funksionon.
Ti vjedh nje banke, a nje pasuri kombetare. Leket i fsheh perkohesisht. Pastaj nisesh me sherbim ne Malte ose ne Moldavi apo ne X vend. Aty interesohesh per ndonje burgaxhi nga atdhu jot. Me pak para e nxjerr nga burgu dhe i mer dosjen. E vesh me kostum dhe e sjell ne atdhe. Ai hap nje stacion tv me ” fitimet ” qe ka bere ne emigracion (qe jane leket e vjedhura) Ti vazhdon punen i qete ne majat e pushtetit. Burgaxhiu martohet e jeton i lumtur ne nje vile te re (qe ne fakt eshte e jotja), pastaj blen jaht (qe ne fakt eshte i joti) Pastaj ngre shoqeri dhe zhvillon kapitalin ne te cilin punon si “nenpunes” djali jot (ose vajza). Burgaxhiu ne fakt merr vetem nje rroge. Keshtu leket jane pastruar, por akoma nuk jane te tuat. Ti je i qete dhe i duruar. Sajohet konflikt ne biznes. Biznesi ndahet ne aksione. Shumicen e merr djali jot (ose vajza). Me vone burgaxhiu “falimenton ” dhe aksionet i blen ai qe thame me larte. Tashme i gjithe biznesi eshte yti………Ti ngrihesh ne mengjes dhe lexon ne gazete se nje njeri eshte gjetur i vrare me nje plumb pas koke……eshte burgaxhiu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne