Bashkimi Evropian i gatshëm të përgjigjet me kundërmasa në doganat e SHBA-së

Bashkimi Evropian dëshiron të shmang luftën tregtare me SHBA-në, por është e gatshme t’i mbrojë interesat e veta dhe të përgjigjet në çdo vendim të njëanshëm të SHBA-së me kundërmasa, deklaroi mbrëmë ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmajer.

“Mendoj se luftërat, në parim, nuk janë ide e mirë, e as luftërat tregtare, sepse në fund të gjithë do të humbin”, deklaroi Altmajer në një emision të televizionit ZDF.

Ai theksoi se për shkak të kësaj qëllimi është të shmanget lufta tregtare dhe kontesti me SHBA-në të zgjidhet me marrëveshje për dogana më të ulëta. Megjithatë ministri gjerman është kategorik se nëse Uashingtoni zyrtar vendos t’i rrit doganat, Brukseli do të përgjigjet me kundërmasa.

Presidenti amerikan Donalad Tramp në shkurt paralajmëroi se SHBA-ja do t’u vendos dogana automobilave evropian nëse nuk arrihet marrëveshje tregtare me BE-në.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne