Bashkimi më i madh i sektorit privat të Kanadasë, Unifor, miraton mocionin e BDS

Bashkimi ka mbi 310,000 anëtarë në të gjithë Kanadanë

Sipas njoftimeve të ‘The Canadian Jewish News’ (lajmet hebraike kanadeze), Unifor, sindikata më e madhe e sektorit privat të Kanadasë, miratoi një mocion të BDS-së (bojkot, dëbim, sanksionim) në kongresin e saj dy javë më parë.

Mocioni, i cili kaloi “lehtësisht”, u titullua “Vetëvendosja palestineze dhe Lëvizja për bojkot, dëbim dhe sanksione” dhe kërkon që organizata të shfrytëzojë BDS-në në lidhje me “sektorët e ekonomisë dhe shoqërisë së Izraelit që përfitojnë nga procesi në vazhdim i pushtimit te territoreve të okupuara palestineze “.

Unifor ka mbi 310,000 anëtarë në të gjithë Kanadanë dhe këtë vit ajo e mbajti konventën e saj në Winnipeg.

Pas kongresit, Unifor publikoi një njoftim për shtyp duke thënë se po ndiqte hapat e lëvizjes sindikaliste palestineze.

Në përgjigje të mocionit, Shimon Koffler Fogel, Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Kanadasë për Çështjet e Izraelit, tha: “Është e tmerrshme që Unifor e ka lejuar vetveten të tërhiqet në fushatën anti-semite, ndarëse dhe kundër-produktive të BDS-së kundër Izraelit. Rezoluta qe kaloi javën e kaluar në Këshillin Kanadez të Unifor-it, eshte e devijuar dhe e turpshëme dhe sugjeron se Unifor ka një mungesë të plotë të kuptimit të kompleksitetit të konfliktit izraelito-palestinez. ”
Ai vazhdoi, duke thënë se “BDS është hedhur poshtë rrënjësisht nga të gjitha partitë kryesore federale”, duke iu referuar dënimit në vitin 2016 të mbështetësve të BDS nga të dy partitë Liberale dhe Konservatore në Kanada./ Gazeta Impakt

burimi:haaretz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne