Bashkohen Hamas dhe Hezbullah kunder Trump-it dhe Izraelit

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze (Hamas) dhe Hezbollahu i Libanit, në një takim në Bejrut, shqyrtuan mënyrat për të parandaluar Amerikën në realizimin e vendimit të fundit të nxjerr nga Donald Trump në lidhje me Kudsin e shenjtë.

 Sipas Qendrës Palestineze për Informim, Hasan Habullah, ish-anëtar i këshillit politik të Hezbullahut dhe Ahmed Abdul Hadi përfaqësues i zyrës politike të Hamasit në Liban, morën pjesë në takimin e mbajtur në Bejrut të enjten. Palët theksuan përpjekjet e tyre për të forcuar rezistencën dhe intifadën, duke dënuar vendimin e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kudsin e shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist. Delegacionet e Hamasit dhe të Hezbullahut e shpallën Kudsin si kryeqytetin e përjetshëm të Palestinës dhe thanë se vendimi i Trump synon realizimin e politikave të dyfishta dhe mbështetëse të Shteteve të Bashkuara për regjimin okupator sionist dhe qëllimi i këtyre dy regjimeve është shpërndarja e popujve arabë dhe islamë. Hamasi dhe Hezbullahu i bëjnë thirrje Autoritetit Autonom Palestinez t’i jap fund marrëveshjeve me Izraelin dhe të ndalojë bashkëpunimin me armikun sionist dhe të ndërmarr hapa drejt bashkimit kombëtar. Delegacionet e Hamasit dhe Hezbullahut në takimin e Bejrutit përshkruan rezistencën si mënyra e vetme për të çliruar tokën, kombin, robërit dhe vendet e shenjta të Palestinës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne