“Basler Zeitung”: Arabia Saudite gati të blejë nga Izraeli sistemin “Kubeja e Hekurt”

Arabia Saudite po bëhet gati të blejë nga Izraeli sistemin e mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”.

I shtytur edhe nga sulmet me raketa të huthitëve jemenas të mbështetur nga Irani, Riadi zyrtar ka nisur bisedimet për të blerë nga Izraeli sistemin e mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”, pretendon një gazetë zvicerane.

Sipas lajmit të së përditshmes “Basler Zeitung”, negociatat e fshehta ndërmjet Arabisë Saudite dhe Izraelit kanë avancuar ndjeshëm sidomos pas rritjes së influencës dhe aktiviteteve iraniane në rajon.

Bazuar në burime vetjake, gazeta hedh pretendimin se marrëdhëniet ushtarake jozyrtare ndërmjet Riadit dhe Tel-Avivit janë në nivel të lartë dhe në një fazë të avancuar.

“Basler Zeitung” shkruan se krahas sistemit kundëraketor “Kubeja e Hekurt”, i cili synon të ndalë sulmet me raketa nga Jemeni, Arabia Saudite planifikon të blejë gjithashtu armë dhe tanke./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne