Baza e Gjadrit, Shqipëria nxjerr në shitje avionët ushtarakë të kohës së komunizmit

Në një kodër në Shqipërinë e Veriut qëndron një portë për të kaluarën komuniste të vendit: një derë çeliku masive hapet për të zbuluar një bazë të fshehur nëpër tunele në zemër të malit.

Baza ajrore e fshehtë në Gjadër tani është kthyer në një depo për dhjetëra avionë MIG të periudhës komuniste që gjithçka bëjnë është të mbledhin pluhur në errësirë.

Tre dekada pas shpërbërjes së komunizmit, autoritetet shqiptare ende po përpiqen të shesin avionët sovjetikë dhe kinezë.

“Përafrimi i pajisjeve tona dhe armëve tona me standardet e NATO-s është pjesë e “kapitullit të ri” të Shqipërisë me Aleancën, në të cilën u bashkua më 2009,”- shprehet shefi i ushtrisë, Bardhyl Kollcaku.

Teksa futesh në bazë një tabelë shkruan: “Kujdes! Vendosni dokumentet në dosjet e tyre dhe dorëzoni ato në zyrën e administratës sekrete përpara se të largoheni nga vendi i punës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne