BDI, AKP, RDK dhe PDSH koordinohen për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Partitë shqiptare në Maqedoni, pjesëmarrëse në Qeverinë reformuese dhe shumicën parlamentare, BDI e Ali Ahmetit, AKP e Afrim Gashit, RDK e Vesel Memedit dhe PDSH e Menduh Thacit janë koordinuar mes veti në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Qëndrimet e tyre të koordinuara kanë të bëjnë në lidhje me kandidatin për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ishin kërkesë e elektoratit shqiptar në vend.

Ndryshe, Ali Ahmeti më herët shtroi dorën e bashkëpunimit edhe për ASH-në e Selës dhe Besën e Kasamit, por këto dy parti që deklaratbivisht kërkonin kandidat të përbashkët shqiptar, refuzuan këtë nismë të BDI-së.

Ditë më herët, Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti foli për zgjedhjet presidenciale në vend duke theksuar që ai ia shtroi dorën e bashkëpunimit opozitës shqiptare për një kandidat të përbashkët shqiptar, por për fat të keq, dy partitë opozitare, refuzuan.

“Tani, unë e zgjata dorën, por partitë politike shqiptare dolën me qëndrime mjaft ofenduese dhe dorën e zgjatur nuk e pranuan, kështu që më vjen keq për këtë. Ditën e hënë do të ketë takim mes partnerëve të koalicionit. Ne qëndrojmë parimit tonë për kryetar të shtetit me një marrëveshje mes palëve që kanë legjitimitet, pra asaj shqiptare dhe asaj maqedonase. Ka vullnet që të arrihet një marrëveshje por kjo do të varet kryesisht mes palëve që do të takohen ditën e hënë,” potencoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sot, Ahmeti ka takuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev në lidhje me përcaktimin e një kandidati të përbashkët për President, ndërsa janë dakorduar që vendimin do ta marrin organet partiake.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne