BDI nuk e lejon Lëvizjen BESA të kenë nënkryetarin e tyre në Kuvend

Lëvizja BESA nuk ka deleguar anëtarë nëpër komisione për shkak të mosmarrëveshjeve me BDI-në dhe qasjes kushtëzuese që BDI ka pasur lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit dhe anëtarëve tjerë të Kuvendit Komitetit për marrëdhënie ndëretnike dhe sistem politik, raporton SHENJA.

Në një deklaratë për TV SHENJA, deputeti i BESËS, Zeqirija Ibrahimi tha se ata kanë dashur të emërohet një nënkryetar nga ana e tyre, megjithatë një gjë e tillë nuk është pranuar nga BDI. Ai tha se numri i nënkryetarëve nuk është i kufizuar.

“Për shkak se në takimet e djeshme dhe të javës së kaluar dhe koordinatorëve nuk është rënë në ujdi për përbërjen e komitetit për marrëdhënieve ndëretnike dhe propozimin e BESËS të kemi nënkryetar të Kuvendit, ne sot vendosë të mos propozojmë anëtarë të komisionit, për shkak sjelljes jo korrekte të BDI-së, e cila duke u nisur nga pozicioni i numrave që ka, na detyroi neve që të marrim kësi vendime. BDI nuk ka pranuar që Lëvizja BESA të ketë një nënkryetar në Kuvend”, tha deputeti Ibrahimi.

Me këtë vendim të BDI-së, nënkryetari i vetëm që i takon opozitës i ka ngelur VMRO-DPMNE-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne