BE pa konsensus për sanksionet e reja ndaj Rusisë

Nuk ka konsensus në Bashkimin Evropian për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë pas operacionit të saj në Detin Azov, njoftoi një zyrtar gjerman i paemëruar, përpara samitit të BE në Bruksel.

Moska pajtohet me thirrjet ndërkombëtare për të liruar tre anijet e Ukrainës që i sekuestroi muajin e kaluar në kalimin Kerçki.

Më 25 nëntor, forcat ruse kapën tre anije të Marinës së Ukrainës në kalimin  Kerçki, midis Detit të Zi dhe Detit Azov, duke deklaruar se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale ruse. Me këtë rast, 24 marinarë ukrainas u arrestuan gjithashtu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne