BE rrit presionin mbi Mbretërinë e Bashkuar, mund të vendosen viza për britanikët

Bashkimi Evropian ka rritur presionin ndaj kryeministres britanike, Theresa May duke publikuar një “plan pa marrëveshje”, duke përfshirë paralajmërimin se do t’u lejojë shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar të bëjnë vetëm vizita të shkurtra pa viza në destinacionet e BE, nëse politika është reciproke nga qeveria britanike.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, me negociatat e Brexit në fazën më intensive, dhe Downing Street e shtyrë të bëjë përparim vendimtar brenda 24 orëve të ardhshme për të siguruar një samit të nëntorit, komisioni bëri publike përgatitjet e tij të jashtëzakonshme.

Ato variojnë nga çështjet e qëndrimit dhe vizave në shërbimet financiare, transportin ajror, doganat, transferimin e të dhënave personale dhe politikën e klimës.

Kështu, midis planeve të emergjencës, është një propozim për të lejuar shtetasit britanikë të gëzojnë vizita pa viza deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, por vetëm nëse qeveria britanike ofron të njëjtat kushte për shtetasit e BE-së.

Frans Timmermans, nënkryetar i Komisionit Evropian, ka paralajmëruar britanikët: “Ne do të bëjmë për ju, atë që ju bëni me ne”.

Një deklaratë e lëshuar nga Komisioni tha se edhe nëse një marrëveshje arrihet dhe ratifikohet përpara se Britania të largohej më 29 mars 2019, do të kishte ndryshime thelbësore në mënyrën se si bizneset mund të vepronin në mjedisin e ri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne