Bëhet nënë në moshën 13 vjeçarje

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka lindur fëmijën e saj të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ditën e hënë.

Vajza e mitur e ka sjellë në jetë fëmijën e gjinisë femër në javën e 33 të shtatzënisë.

“Lindja ka qenë e parakohshme, edhe fëmija e edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. 13 vjeçarja vajzën e saj e ka sjellë në jetë përmes lindjes normale”.

Drejtori i Klinikës se Neontaologjisë, Xhevdet Gojnovci ka treguar se foshnja është duke u trajtuar në procedurë normale për shkak që ka lindur para kohës, por se gjendja shëndetësore është e mirë. Lindja është kryer me datën 24. Pesha e foshnjës është 1900 gramë ndërsa gjatësia 50 centimetra.

Vajza është shtetase e Shqipërisë. Sipas dokumentacionit viti I lindjes se nënës është 2005”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne