Belgjikë: Katër shqiptarë fitojnë në zgjedhjet lokale (foto)

Në garën për këshilltarë në komunat belge kanë fituar edhe 4 shqiptarë. Këtë informacion e ka bë të ditur Amet Gjanaj, njëri nga kandidatët që ka fituar garën për këshilltar. Ai ka bërë të ditur edhe emrat e këshilltarëve tjerë shqiptarë që kanë fituar këtë garë, në mesin e të cilëve është edhe Habibe Duraki nga Haraçina e Shkupit.

Bashkatdhetarë të nderuar, nga thellësia e zemrës dëshiroj të ju falenderoj për mbështetjen që na keni dhënë Kombëtarës së Zgjedhjeve. Falë mbështetjes tuaj, numri i votave që kemi marrë së bashku janë gjithsej 5256 vota! Jemi 4 veta që kemi marrë mandatin si këshilltarë komunal : unë në Molenbeek me 1128 vota, Habibe Duraki në Evere me 478 vota, Behar Sinani në Jette me 342 vota dhe Muhamet Begaj në Saint-Josse me 330 vota. Të gjitha kandidatët të tjerë kanë forcuar pozicionin e tyre në PS në ato komuna. Në komunat e mëdhaja si Brukselit, Schaerbeeku dhe Anderlechti, përkatësisht a 695), Elhami Shaqiri (389) dhe dyshja Vaile Shkodra Azizi (491) dhe Luiza Duraki (530) kanë arritur një nivel votash të konsiderueshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne