Belgjikë, në rajonin flaman zyrtarizohet ndalesa e therjeve hallall të kafshëve

Në rajonin flaman të Belgjikës, sot ka hyrë në fuqi ndalimi i therjes hallall të kafshëve që bëhet sipas rregullave islamike, raporton Anadolu Agency.

Vendimi me të cilin ndalohet therja e kafshëve pa i futur në gjumë paraprakisht, u miratua vitin e kaluar, ndërsa nga sot fillon të zbatohet për kafshët e vogla.

Nga shkaku i infrastrukturës së pamjaftueshme teknike, vendimi në fjalë nuk do të mund të zbatohet edhe për kafshët e mëdha.

Kur plotësohen kushtet e nevojshme, ndalesa do të vlejë edhe për therjen e kafshëve të mëdha.

– Ndalimi i therjes së kafshëve sipas rregullave islamike në Belgjikë

Vitin e kaluar ndodhi një intensifikim i divergjencave për sa u përket mendimeve lidhur me therjen e kafshëve sipas rregullit hallall.

Komisioni për Mjedisin i cili vepron në kuadër të Parlamentit të Valonisë, ku jeton një popullsi me shumicë frankofone, miratoi draft-ndalesën për këtë lloj të therjes së kafshëve.

Pas kësaj, një vendim të ngjashëm miratoi edhe Parlamenti i rajonit Flemish.

Në Valoni ndalesa duhet të fillojë nga 1 shtatori i këtij viti.

Vendimi shkaktoi një pakënaqësi të madhe në komunitetin musliman dhe atë hebraik në vend, sepse therja e kafshëve sipas këtyre dy besimeve bëhet sipas rregullave të veçanta, në mënyrë që të jetë hallall apo kosher.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne