Belgjikë – Sulmi ndaj vajzës myslimane protestohet në Bruksel

Sulmi nga një vajze myslimane 19-vjeçare në qytezën Anderlues të Belgjikës u protestua në kryeqytetin Bruksel.

Anëtarët e afërsisht 50 shoqërive civile të mbledhur para godinës së gjykatës në Bruksel reaguan ashpër ndaj kësaj ngjarjeje duke e lexuar një komunikatë për shtyp.

Në anën tjetër sipas lajmit që përcjell agjencia zyrtare e lajmeve e Belgjikës, Belga, prokurori i Charleroi-t njoftoi për ndalimin e dy personave në lidhje me sulmin ndaj vajzës së re myslimane që u ndërmor të hënën në mbrëmje.

Bëhet e ditur se të pandehurit nuk refuzuan akuzat ndaj tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Të hënën në mbrëmje në qytezën Anderlues të Charleroi-t, që ndodhet 60km në jug të Brukselit, një vajzë myslimane 19-vjeçare ishte sulmuar në mënyrë verbale dhe fizike nga ana e dy personave.

Sulmuesit, të cilët ndaluan vajzën e re në rrugë, fillimisht e kishin ofenduar, ndërsa më pas kanë grisur shaminë e kokës dhe rrobat e saj.

Ndërkohë që sulmuesit tentonin të ikin ata e zvarritën vajzën duke e ofenduar me fjalët “Arab të ndyrë”, ndërsa pas grisjes së rrobave shkaktuan lëndime me një mjet të mprehtë në stomak, këmbë dhe vende të ndryshme në trupin e vajzës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne