Belgjikë – Terroristja Fahriye Erdal përfshihet në listën e më të kërkuarve

“Sudinfo.be”, një portal informativ frankofon me seli në Belgjikë, njoftoi se Fehriye Erdal, 42 vjeçe, e cila është dënuar për vrasjen e biznesmenit turk Ozdemir Sabanci në vitin 1996, është shtuar në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës.

Me përfshirjen e saj në këtë listë, forcat belge të sigurisë tani janë duke kërkuar një total prej 1.846 personave.

Portali në fjalë bëri me dije se Ekipi i Kërkimit Aktiv të Personave në Arrati (FAST), skuadër speciale e policisë në Belgjikë, ka për detyrë të kërkojë dhe arrestojë persona në arrati.

Plot 23 vite pas atentatit ndaj biznesmenit Sabanci, terroristja Fehriye Erdal është ende në arrati.

Biznesmeni Ozdemir Sabanci, drejtori i kompanisë “ToyotaSa”, Haluk Gorgun dhe sekretarja Nilgun Hasefe u vranë nga terroristët e organizatës DHKP-C më 9 janar të vitit 1996 në Qendrën Sabanci në Stamboll. Vrasja u zbulua të jetë kryer nga Fehriye Erdal, Ismail Akkol dhe Mustafa Duyar.

Mustafa Duyar u kap dhe u dënua me burg. Ai u vra në vitin 1999 gjatë një trazire në burg.

Fehriye Erdal dhe Ismail Akkol arritën të arratisen. Akkol u kap në vitin 2016 pasi u përpoq të kalonte në mënyrë të paligjshme në Turqi dhe u arrestua menjëherë. Ai është duke vuajtur burgim të përjetshëm.

Ndërkaq, në vitin 1999, Erdal u kap me pasaportë të falsifikuar me emrin “Nese Yildirim” pas një zjarri në shtëpinë e saj në qytetin Knokke të Belgjikës.

Ajo u dënua me 15 vjet burgim nga një gjykatë turke në mungesë të saj.

Belgjika kishte hedhur poshtë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e saj pasi dënimi me vdekje ishte ende në fuqi në Turqi në atë kohë. Kërkesa e Erdal për azil politik u refuzua gjithashtu nga Belgjika.

Më 25 maj të vitit 2016, 20 vjet pas vrasjes, Gjykata Penale e Brukselit vendosi që Erdal të gjykohej në Belgjikë për krimet që kishte kryer në Turqi.

Prokurori kërkoi 30 vjet dënim të rënduar me burg dhe 15 vite masa shtesë të sigurisë për terroristen Erdal.

Gjyqi përfundoi në shkurt të vitit 2017 në mungesë të së arratisurës Erdal, kur gjykata vendosi që ajo të vuajë 15 vjet për krimet e kryera në Turqi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne