Belhanda: Heroi im në jetë është Profeti Muhamed

Futbollisti nga Maroku Younes Belhanda, i cili luan për ekipin turk Galatasaray tha se heroi i tij në jetë është Profeti Muhamed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pyetjen se “Kush është heroi yt në këtë jetë” në një intervistë të publikuar në Revistën e Klubit Galatasaray, u përgjigj “Profeti Muhamed”.

Belhanda duke folur për klubin e tij Galatasaray nga Turqia tha se “Kur formohet një ekip i ri patjetër se do të ketë vështirësi. Tani unë shoh se skuadra jonë ka një shpirt luftarak. Një skuadër e formuar nga lojtarët e rinj por që lufton. Kemi disa mangësi në aspektin e taktikës. Por, kjo do të bëhet me kohë, duke luajtur së bashku”.

Ai tha se edhe më parë ka marrë oferta për tranferim nga Turqia.

“Turqia është një shtet i njohur i futbollit. Edhe Galatasaray është një nga ekipet më të fuqishme të Evropës, që në vazhdimësi bëhet kampion. Në çdo periudhë të saj në Galatasaray luajtën futbollistë të mëdhenj. Kur më erdhi oferta nga Galatasaray e pranova pa menduar fare”, tha futbollisti maroken.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne